Tempulli Kapalishvarar

Pamje e Gopuramit të Tempullit Kapaleeshwarar

13°02′N 80°16′E / 13.033°N 80.267°E / 13.033; 80.267 Tempulli Kapaleeshwarar (në gjuhën tamile: கபாலீஷ்வரர் திருக்கோவில்,மயிலாப்பூர்,சென்னை) është një tempull hindu kushtuar Shivës i vendosur në MylaporeChennait në shetin indian Tamil Nadu. Forma e bashkëshortes së Shivës, Parvati e adhuruar në këtë tempull quhet Karpagambal (në gjuhën tamile: கற்பகாம்பாள்) që nga gjuha tamile do të thotë "Perëndesha e Pemës që realizon dëshirat". Tempulli u ndërtua rreth shekullit të VII në Arkitekturën Dravidiane.[1][2] Sipas Puranave, Shakti adhuroi Shivën në formën e një palloi, duke i dhënë emrëtimin popullor Mylai zonës që u zhvillua rreth tempullit - mayil është fjala tamile për "palloin".[3] Shiva adhurohet si Kapaleeswarari dhe është i përfaqësuar nga lingami. Bashkëshortja e tij Parvati është paraqitur si Karpagambali. Hyjnia kryesuese, Kapaleeswarari, është lartësuar në veprën kanonike shaivite tamile të shekullit të VII, Tevarami, e shkruar nga poetët-shenjtë tamilë të njohur si nayanarët dhe për pasojë i klasifikuar si Paadal Petra Sthalam. Tempulli ka faltore të shumta, me ato të Kapaleeswararit dhe Karpagambal që janë më të shquarat. Kompleksi tempullor bujt gjithashtu shumë sallone. Tempulli zhvillon gjashtë rituale të përditshme në kohë të ndryshme të ditë nga ora 5:30 e agimit deri në orën 10 të darkës dhe katër festa vjetore të kalendarit të tij. Festa Arubathimooval zhvillohet gjatë muajit tamil të Pangunit është festa më e shquar e tempullit. Struktura e tanishme në muraturë u ndërtua nga sunduesit Vijayanagara gjatë Periudhës së Dinastisë Tuluva (1491–1570). Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Përkrahjes së Besimit Hindu në Qeverinë e Tamil Nadusë.

  1. ^ Sandeep Silas: Discover India by Rail; 2007, fq. 114
  2. ^ Rina Kamath: Chennai; 2000, Orient Longman Limited, fq.28-31
  3. ^ James Hurd: Temples of Tamilnad; 2010, fq. 36

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search